Rekord unik, Karlo Ançeloti barazohet me Aleks Fergusonin

Trajneri italian i Real Madridit, Karlo Ançeloti, me barazimin (1-1) ndaj Man. Sitit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, barazoi rekordin e Sir Aleks Fergusonit për numrin e ndeshjeve si trajner në këtë kompeticion.

Karlo Ançeloti arriti 190 paraqitje në kompeticionin më të madh të klubeve në Kontinentin e Vjetër dhe po përgatitet të kalojë Fergusonin (u tërhoqi në 2013) në ndeshjen e kthimit, në Mançester, për të shënuar një rekord të ri historik në Ligën e milionerëve.

Italiani është trajneri që mban rekordin e trofeve të fituar në këtë kompeticion, dy herë kampion me Milanin dhe po kaq herë me Realin.

LEXO EDHE:

Back to top button