Renditja interesante pas raundit të parë në “EURO 2020”

Kampionati Evropian ka dhuruar befasi dhe spektakël në ndeshjet e para dhe pritet që kjo të vazhdojë edhe më tej me ndeshje fantastike.

Në Grupin A, Italia kryeson me tri pikë, ndërsa Uellsi dhe Zvicra kanë nga një pikë. Italia përballet me Zvicrën dhe Turqia kundër Uellsit.

Në Grupin B, Belgjika kryeson me tri pikë, e ndjekur nga Finalnda e cila e fitoi takimin e “tmerrshëm” ndaj Danimarkës.Belgjika do përballet me Danimarkën në takimin e dytë, ndërsa Finlanda me Rusinë.

Në Grupin C, Austria është lidere pas fitores ndaj Maqedonisë së Veriut e ndjekur nga Holanda. Në duelin e dytë, Maqedonia do të përballet me Ukrainën ndërsa Holanda me Austrinë

Në Grupin D, Republika Çeke kryeson me tri pikë, bashkë me Anglinë. Anglia do ketë përballë Skocinë, ndërsa Çekia ka duelin ndaj Kroacisë.

Në Grupin E, Spanja dhe Suedia kanë nga një pikë, ndërsa Slovakia kryeson grupin me tri pikë. Suedia ka përballë Slovakinë, ndërsa Spanja luan ndaj Polonisë në takimin e dytë.

Grupi F apo i njohur si “Grupi i Vdekjes”, aktualisht Portugalia kryeson me tri pikë, e ndjekur nga Franca. Në ndeshjen e dytë, Hungaria ndeshet me Francën, ndërsa Portugalia ka përballë Gjermaninë në një super-duel.

LEXO EDHE:

Back to top button