Deshamp: Në zotëruam ndeshjen, kishim raste për gol

Franca arriti ta mposht Gjermaninë në kuadër të Grupit F në “Euro 2020”. Trajneri i Francës, Didier Deshamp, në prononcimin pas ndeshjes theksoi se Franca zhvilloi një paraqitje të mirë dhe në fakt ata mund të kishin shënuar më shumë gola.

“Ne nuk ishim shumë larg të shënonim edhe golin e dytë, i cili do të na bënte më të sigurt, por ne nuk vuajtëm aq shumë në pjesën e dytë. Ishte një ndeshje tejet e fortë me shumë kualitet dhe talente. Ne luajtëm një ndeshje fantastike ndaj një kundërshtari tejet të vështirë. Unë e dija që lojtarët ishin të gatshëm për të luftuar deri në fund”, tha Deshamp.

LEXO EDHE:

Back to top button