Republika e Maqedonisë së Veriut me Qeveri të re


Me 62 vota pro dhe 51 kundër,  deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë votuan qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, ndërkohë ashtu edhe siç paralajmëruan gjatë debatit deputetë e opozitës votuan kundër.

Paraprakisht Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për siç u shpreh ai çështjet strategjike në shtet.

LEXO EDHE:

Back to top button