Reshje dhe ulje temperaturash nga nesër

Reshje dhe ulje temperaturash nga nesër

Temperaturat ekstrem të nxehta pritet të pushojnë gjatë ditës së nesërme. Kështu bëjnë të ditur nga Enti Hidrometeorologjikë duke paralajmëruar se nga pasditja e nesërme do të na shoqëroj mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, erëra të forta dhe shkarkime elektrike. Sipas sinoptikëve, nga e diela do të mbajë mot më i freskët me erë mesatare, herë pas here më të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Ulja e temperaturave  për disa gradë pritet të ndikoj edhe në shuarjen e zjarreve. Nën kontroll tashmë janë vën zjarret në Bogdancë dhe fshatin Gjavotë. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thanë se kanë arritur të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button