Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve

Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit në mes të fshatrave Vlladevci dhe Tribiçino të Komunës së Vasilevës.

Sipas Aleksandar Gudev, komandant i zjarrfikësve të Strumicës, zjarri është vënë plotësisht nën kontroll, ndërsa në terren është vendosur një ekip prej 30 personash nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

“Për momentin nuk ka vende ku ka rrezikshmëri nga zjarret, edhe reshjet e shiut dukshëm ndihmuan në shuarjen e flakëve, por duke qenë se është terren shumë i vështirë dhe i paarritshëm, do të kemi kujdes që zjarri të mos riaktivizohet gjatë ditës”, tha Gudev.

Edhe nga QMK kanë informuar se situata me zjarret është e qetë, pasi reshjet e mbrëmshme të shiut ndihmuan në shuarjen e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button