Dollari në rritje, tregjet globale përballen me frikën e një krize si në 2022
Investitorët po i drejtohen sërish dollarit, i cili është rritur rreth 2,6 për qind që nga fillimi i konfliktit – një rritje e ngjashme me atë të vërejtur në ditët e para të luftës në Ukrainë në vitin 2022.
Tregjet botërore, të tronditura nga lufta në Lindjen e Mesme që mund të shkaktojë edhe një tjetër goditje inflacioni, po i rikthehen skenarit të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 për të marrë sinjale se çfarë mund të ndodhë më tej, analizoi Reuters.








