Revolucioni te “Djajtë e Kuq”, 7 lojtarë gati të largohen

Këtë verë pritet të ketë një revolucion të vërtetë te skuadra e Mançester Juanjtedi, që do të pësojë një ndryshim të madh. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, janë 7 futbollistët që mund të “hapin krahun” në merkaton e verës.

Bëhët fjalë për lojtarë që janë në fund të kontratës së tyre me Man. Junajtedin apo që nuk luajnë shumë. Dy emrat kryesorë janë ato të portierit David de Gea, kapiteni i ekipit dhe mbrojtësit Hari Maguajer.  Ndërkohë që lista kompletohet edhe me Marsel Sabitzer, Aaron Van-Bisaka, Vout Veghorst, Skot MekTominej dhe Entoni Marsial. Për të gjithë këto lojtarë ka mjaft kërkesa, ndaj nuk do të jetë e vështirë që të gjenden blerës.

Man. Junajted pritet të arkëtoja mjaft nga shitja e tyre, shumë që më pas do të investohet në merkato për 2-3 blerje cilësore. Duket se trajneri Erik Ten Hag ka dhënë direktiva të qarta, ndaj dhe do të largojë lojtarët që nuk janë në planet e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button