Volf: Luis Hamilton mund të largohet në fund të sezonit

Kohët e fundit po qakullojnë zërat për një shkëmbim pilotësh në Formula 1, mes Sharll Lekler dhe Luis Hamiltonit. I pari deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga Ferrari, ndërsa i dyti për momentin ka heshtur. Ai që ka folur është shefi i Mercedes, Toto Volff, që ka befasuar me deklaratën e tij, duke lënë të kuptosh se piloti britanik mund të largohet në fund të sezonit, kur skadon kontrata.

 

“Unë nuk e di se çfarë bëhet me të ardhmen e të tjerëve, unë di vetëm se ku jemi me Luisin dhe Xhorxhin dhe ku është ‘Mercedes’-i këtë sezon. Ne jemi ende duke analizuar situatën dhe duke parë se si mund të jetë e ardhmja, të bindur se Luisi mund të firmosë sërish rinovimin me ‘Mercedes’-in”, tha Volff.

 

“Nuk mendoj se Hamilton do të largohet nga ‘Mercedes’-i në këtë moment të karrierës së tij, por nëse ne nuk i ofrojmë dot një makinë të shpejtë dhe fituese është e drejta e tij që të shohë për një alternativë më të mirë. Është një pilot që dëshiron të fitojë sërish titullin dhe nëse arrin të gjejë një makinë që ia ofron këtë gjë mund të largohet”, u shpreh Toto Volf.

LEXO EDHE:

Back to top button