Rexhepi: E mbështesim idenë dhe nevojën, por do të debatojmë në Komisione

Deputeti i Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi u shpreh i prerë në emisionin “Rruga drejt…”, se subjekti i tij politik mbështet idenë, por se gjatë debatit në Komisione ku do të shqyrtohet propozim ligji në fjalë do të japin kontributin dhe mendimet e tyre në përmirësim të ligjit dhe në të mirë të qytetarëve.

“Për momentin ky propozim ligj është propozuar nga një grup deputetësh, gjegjësisht nga grupi parlamentar i koleges Dauti, dhe do të shkoje në Komision dhe atje do të mund të intervenojmë me propozime për ndryshime me amendamente. Këtu do kisha pyetur zonjën Dauti se si propozues a janë të gatshëm të pranojnë ndryshime për tu harmonizuar dhe për të arritur një mbështetje më të gjerë, sepse ku propozim është në kontradikcion me Ligjin për qëndrim”, tha Kastriot Rexhepi, deputet i Lëvizjes BESA.

LEXO EDHE:

Back to top button