Rexhepi: Po bëjmë përpjekje që të gjejmë alternativa të furnizimit me gaz natyror

Rexhepi: Po bëjmë përpjekje që të gjejmë alternativa të furnizimit me gaz natyror

Republika e Maqedonisë së Veriut për momentin nuk ka ndërprerje të furnizimit me gaz natyror, megjithatë autoritet kompetente në vend shprehen se nuk mund të dinë se cili do të jetë hapi apo vendimi i ardhshëm i autoriteteve ruse, andaj po bëhen të gjitha përpjekjet dhe përgatitjet maksimale për gjetjen alternative të furnizimit me gaz natyror. I ftuar në “Magazina Ekonomike”, për të biseduar në këtë temë, është Bajram Rexhepi, drejtor i Resurseve Energjetike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për momentin ne nuk kemi një ndërprerje të furnizimit me gaz natyror, mirëpo ne nuk mund ta dimë se cilat do të jenë vendimet e autoriteteve të Federatës ruse në periudhën në vijim. Pikërisht për këtë ne jemi duke bërë përgatitje maksimale në partneritet me partnerët tanë rajonal-ndërkombëtarë. Edhe pse të gjitha vendimet e autoriteteve ruse në njëfarë mënyre kanë qenë të parashikueshme dhe të paralajmëruara. Gjithsesi nuk e dimë se si do të jetë vendimi në periudhën në vazhdim, andaj po bëjmë përgatitje intensive që ne të mund të gjejmë alternativa të furnizimit, edhe pse është një çështje shumë komplekse, pasi që përveç se mund të kemi një ndërprerje të menjëhershme të furnizimit me gaz, kemi edhe një problem esencial sepse Gaz Prom ka rezervuar të gjitha kapacitetet e transmisionit në linjat e transmisionit ë territorin bullgar dhe kjo çështje është shtruar gjithsesi te autoritetet relevante evropiane dhe presim nga autoritet bullgare që të ketë një zgjidhje që të mund të shfrytëzohet rrjeti i transmisionit të Bullgarisë për të furnizuar edhe tregun tonë me gaz natyror”, tha Rexhepi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button