Rexhepi: Procesi i regjistrimit, nevojë e rëndësishme për shtetin
Rexhepi: Procesi i regjistrimit, nevojë e rëndësishme për shtetin
Profesori universitar, Gadaf Rexhepi, deklaroi në rruga drejt se regjistrimi i popullsisë është një proces shumë i rëndësishëm, posaçërisht në aspektin ekonomikë. Sipas tij është e pamundur që të bëhen parashikime afatgjatë dhe strategji për zhvillim poqëse nuk kemi regjistrim, shkruan Alsat.
“Mendoj që në aspektin ekonomik, ë aspektin statistikor kjo është shumë e mirëseardhur, do të thotë se regjistrimi i popullatës ka qenë nevojë shumë e rëndësishme në Maqedoni, për shkak se nëse e vërejmë viteve të fundit janë krijua shumë strategji në kontinuitet. Në rast se nuk gaboj para disa muajve ishte një strategji e fundit që u krijua për zhvillimin e disa sektorëve të ndryshëm deri në 2050. Por ne nuk mund të bëjmë parashikime derisa nuk kemi regjistrim të saktë. Kjo është shumë me rëndësi”, deklaroi Gadaf Rexhepi, profesor universitar. /Alsat.mk








