Selami: Nuk kemi pas iluzione që do të përfshijmë qind për qind diasporën

Regjistrimi në diasporë ka qenë në bazë vullnetare nuk ka qenë obligim ligjor, kështu tha në “Rruga drejt”, zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave derisa komentoi numrin e lartë të mërgimtarëve tanë të cilët nuk u përfshin në procesin e regjistrimit, shkruan Alsat.

“Regjistrimi në diasporë ka qenë në bazë vullnetare, do të thotë ata që dëshirojnë të regjistrohen duke u thirrur gjithnjë në vetëdijen e tyre, duke u thirrur në ndjeshmërinë e tyre ndaj atdheut, ndaj kombit e kështu me radhë. Dhe falë punës së shumë aktivistëve vullnetarë të cilët janë paraqitur për ta ndihmuar procesin e regjistrimit numri u arrit të jetë mbi 204 mijë regjistrime në diasporë, nëpërmjet vet aplikacionit dhe rreth 56 mijë regjistrime në vend. A është i mjaftueshëm ky numër, sigurish që jo aq më tepër kur dihet se kanë ngelur mbi 300 mijë persona të tjerë të paregjistruar. Ne nuk kemi pas iluzione që mund të përfshijnë qind për qind këtë diasporë. Keni parasysh flitet për gjithë rruzullin taksorë, gjithandej ku gjendet diaspora jonë, mërgimtarët tanë. Mirëpo së paku kemi pritur që të bëjmë një përfshirje bukur të mirë, një përqindje bukur të mirë të tyre”, tha Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikave./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button