Brava: Numri i popullatës në diasporë sipas regjistrimit, nuk përkon me realitetin
Brava: Numri i popullatës në diasporë nuk përkon me realitetin
Rezultati i regjistrimit sa i përket diasporës nuk përkon me faktin real, kështu thotë përfaqësuesi i ASH-së, Muhedin Brava në “Rruga drejt”, sipas tij për këtë nuk flet vetëm opozita apo subjekti i tij politik ASH-ja, por flasin edhe institucionet relevante siç janë Eurostat dhe Banka Botërore, shkruan Alsat.
“Ne vazhdojmë të flasim vetëm me fakte dhe jo me opinione dhe me komente. Fakt është se rezultati të cilin shpalosi Enti Statistikorë është se në diasporë popullatë jo-rezidente kemi 260 606 banorë, do të thotë 12 për qind të popullatës rezidente e kemi në diasporë që nuk përkon me realitetin. Për shkak se vetëm se nga institucionet relevante, Bankën e Botërore e ke fakt të dhënë zyrtarisht se në 15 vitet e fundit 500 mijë popullatë janë larguar, Eurostat e ka se brenda 10 viteve të fundit është largu diku 30 për qind e popullatës. Do të thotë, jo pse po e thotë opozita, ASH-ja por po e thonë edhe faktorë relevantë”, deklaroi Muhedin Brava, përfaqësues i ASH-së. /Alsat.mk








