Rexhepi: Shqetësuese largimi i të rinjve shqiptarë jashtë vendit
Rexhepi: Shqetësuese largimi i të rinjve shqiptarë jashtë vendit
Profesori universitar Gadaf Rexhepi u shpreh se largimi i të rinjve nga vendi paraqet një element shumë shqetësues në vend. Sipas tij kjo dukuri ka qenë prezentë edhe më herët, por vazhdon edhe sot e kësaj dite. Një nga arsyet sipas tij është edhe mos-integrimi i të rinjve në sektorin privat, shkruan Alsat.
“Largimi i njerëzve nuk është diçka që ndodh sot, është një gjë që ndodh ndër vite, ka ndodh edhe në periudhën e Jugosllavisë, po vazhdon të ndodh edhe tani. Por ajo që është shqetësuese, përqindja tek shqiptarët është shumë e lartë. Sërish po them se është mirë që është bërë regjistrimi dhe vërtet këto të dhëna janë shumë të rëndësishme për ne që bëjmë strategji dhe hulumtime. Sepse tash flasim për një numër 66.6 për qind që është shifër shumë e madhe, pra pse ndodhi kjo kur e dimë se gjatë periudhave të fundit shumë shqiptarë janë punësuar nëpër institucione, ka pas një rritje të dukshme të numrit të të punësuarve të shqiptarëve dhe sërish trendi ka vazhduar. Mund të ketë arsye të ndryshme. Personalisht nga ajo që kam analizuar besoj se ka qenë kryesisht mos-integrimi i të rinjve në sektorin privat, në sektorin publik besoj që ka pas shifra rritëse”, tha Gadaf Rexhepi, profesor universitar./Alsat.mk








