Rexhepi: Xhaferi luan rolin e zëdhënësit të BDI-së, bllokon opozitën shqiptare

Seanca e Kuvendit për pyetje deputetësh sapo filloi, u ndërpre pas kërkesës së deputetit Skender Rexhepi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i cili kishte vërejtje në radhitjen e deputetëve të cilët duhet të shtrojnë pyetje kabinetit të Zaevit. Rexhepi ka akuzuar kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi se po bllokon opozitën shqiptare dhe ka kërkuar një orë pauzë.

“Kryetari i Kuvendit gjatë gjithë kohës po luan rolin e zëdhënësit të BDI-së duke shkaktuar bllokadë të opozitës. Kreu i Kuvendit nuk duhet të anoj, ai duhet të jetë i njëjtë për të gjitha grupet parlamenatre. Jo rastësisht e kemi informuar se kryetari i Aleancës do të shtroj pyetje dhe ai është vendosur i 5 më radhë. Unë si koordinator i partisë politike jam i 13, kjo është ofenduese, kryetar i partisë të vendoset i pesti në listë”, tha Rexhepi.

LEXO EDHE:

Back to top button