Rezultatet negative, Kristall Palas shkarkon Patrik Vieira-n

Skuadra e Kristall Pallasit ka shkarkuar trajnerin Patrik Vieira, dy ditë pas ndeshjes kundër Arsenalit. Në 13 ndeshjet e fundit, skuadra londineze kishte grumbulluar vetëm 8 pikë.

Asnjë fitore në vitin 2023 në të gjitha kompeticionet, të 12-tët në Premier Ligë dhe vetëm tre pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Klubi e ka bërë këtë gjë të ditur me një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar se ish-mesfushori legjendar francez nuk është më në stolin e “shqiponjave”.

LEXO EDHE:

Back to top button