Ndiqni këto këshilla që të mos mashtroheni nga blerjet online

Ndiqni këto këshilla që të mos mashtroheni nga blerjet online

Kompanitë private që merren me kërcënimet informatike në nivel botëror, kanë krijuar një udhëzues me 10 këshilla për të mos rënë në grackat e sofistikuara të piratëve kompjuterikë.

1. Kushtojini rëndësi Domain-eve “Top Level” si .top, .stream, .trade dhe .bid.

2. Shkarkoni vetëm aplikacione nga app store zyrtare, si Google Play Store dhe iOS App Store.

3. Kushtojini vëmendje aplikacioneve që kërkojnë autorizime të dyshimta, si akses në mesazhet e shkruara, kontakteve, fjalëkalimeve të ruajtura dhe ato që kërkojnë akses administrativ.

4. Disa aplikacione keqdashëse do të jenë shumë të ngjashme me ato që po kërkoni. Tregoni kujdes ndaj gabimeve ortografike dhe gramatikore në përshkrimin e aplikacioneve dhe në ndërfaqe, mungesës së performancës së lartë ose kur kontakti i zhvilluesit përdor postë elektronike falas.

5. Mos klikoni tek email-et e pakërkuara.

6. Sigurohuni që të jeni gjithnjë të regjistruar tek email-et e ofertave që do të merrni në këtë periudhë.

7. Aty ku është e mundur, zgjidhni shërbime me pagesë si Google Pay, Samsung Pay dhe Apple Pay. Këto shërbime përdorin një token në vend të një numri të kartës suaj të kreditit, duke e bërë transaksionin më të sigurt.

8. Përdorni fjalëkalime të ndërlikuara dhe të ndryshme për çdo faqe. Kriminelët informatikë ripërdornin fjalëkalimet për të komprometuar sa më shumë llogari me të njëjtin emër përdoruesi. Mund të përdorni edhe një password manager.

9. Shkruani manualisht URL e faqeve që dëshironi të vizitoni në vend që të klikoni menjëherë te një link

10. Përdorni vërtetimin me shumë faktorë për të shmangur aksese të paautorizuara.

LEXO EDHE:

Back to top button