VIDEO / Riçarlison reagon ndaj Kontes: Punoj çdo ditë dhe dua të luaj

Sulmuesi brazilian, Riçarlison nuk arriti ta mbajë veten gjatë intervistës së tij pas ndeshjes për eliminimin e Totenham Hotspurit nga Milani në Ligën e Kampionëve. Riçarlisoni u transferua nga trajneri i Spursit, Antonio Konte, i cili vendosi ta inkuadroj për 20 minutat e fundit, por nuk arriti të bënte asnjë ndikim të vërtetë. Pas ndeshjes ai bëri të ditur ndjenjat e tij, të cilat nuk ishin më të mirat.

“Ky sezon, më falni, ka qenë m**, sepse nuk kam minuta, kam vuajtur pak nga lëndimi. Por, kur hyj në fushë, jap jetën”, ka thënë fillimisht Richarlison tha për TNT Sports.

 

 

“Kam ardhur mirë nga dy ndeshje, mendoj se kaq, mendoj se duhet të kisha luajtur dhe nuk kam pse të qaj për këtë. Ditë më parë më kërkuan të bëja një provë në palestër, se nëse isha mirë do të luaja titullar dhe në momentin e lojës, më lanë në stol. Këto janë gjëra që nuk mund të kuptohen.

 

Të shohim se çfarë do të thotë nesër, por as këtu nuk ka budallenj, unë jam profesionist, punoj çdo ditë dhe dua të luaj. Kanë mbetur minuta, ka mbetur kohë”, përfundoi sulmuesi i Totenham Spurs.

LEXO EDHE:

Back to top button