Riçarlison te Totenhami, Evertoni përfiton një shumë të majme

Braziliani Riçarlison është planifikuar t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në Brazil, pasi Totenhami arriti një marrëveshje në parim me Evertonin, për nënshkrimin e tij.

Sipas “The Athletic”, bisedimet mes Totenhamit dhe Evertonit do të vazhdojnë për çmimin përfundimtar të Riçarlison. Në varësi të këtyre bisedave, Totenham pritet të paguajë 55 milionë euro. Skuadra e Londrës veriore mund të paguajë një shtesë prej 15 milionë euro, duke e përmbyllur operacionin me tarifën totale rreth 65 milionë euro.

“The Athletic” raporton se Totenhami do t’i jepte atij mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi brazilian ka luajtur 36 herë me kombëtaren e Brazilit, duke shënuar 53 gola në 152 ndeshje, që kur u bashkua me Evertonin nga Uatford për 56 milionë euro. Ai shënoi 10 gola në 30 ndeshje në Premier Ligë, duke e ndihmuar Evertonin të qëndrojë në elitën e futbollit anglez.

LEXO EDHE:

Back to top button