Rihapet aeroporti ‘Hamid Karzai’, nisin fluturimet nga Kabuli

Të paktën dy avionë janë nisur nga aeroporti ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’ këtë të shtunë, duke sinjalizuar se ky është një nga prioritetet për talebanët.

Duke raportuar nga Kabuli, korrespondentja ndërkombëtare e Euronews Anelise Borges shpjegon se grupi është zotuar të riparojë aeroportin dhe të rinisë fluturimet në ditët në vijim dhe Katari do të ndihmojnë në rinisjen e fluturimeve të rregullta nga dita e nesërme.

Ky vend është kthyer në një simbol të asaj që talebanët mund të bëjnë në të vërtetë, atë çka ata mund të arrijnë, dhe më e rëndësishmja nëse ata mund të rregullojnë dhe operojnë infrastrukturat këtu në Afganistan. Kjo do të jetë diçka thelbësore në mënyrë që grupi të marrë njohjen, por edhe më e rëndësishme, fondet që i duhen për të qeverisur vendin. Ndihmat e huaja mbulojnë 90 për qind të rrogave të punonjësve të sektorit publik këtu në Afganistan, 30 për qind e buxhetit të shtetit, dhe për momentin paratë janë një ndër problemet më të mëdha me të cilat po përballet vendi.

Për momentin talebanët nuk kanë qasje tek rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit, rreth 9 miliardë dollarë amerikanë që po mbahen aktualisht nga Rezerva Federale e Nju Jorkut dhe kjo me shumë gjasë do të ngrihet si çështje nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës në Katar ditën e nesërme, ku ai pritet të vazhdojë bisedimet me talebanët.

Kështu që ka shumë presion ndaj grupit dhe sigurisht ky lloj presioni vjen nga komuniteti ndërkombëtar dhe jo vetëm. Shumë njerëz këtu në Afganistan më thonë se ky vend ka ndryshuar dhe se shumë njerëz nuk do ta pranojnë me shtypjen dhe dhunën nga e kaluara.

LEXO EDHE:

Back to top button