Radhë të gjata në kufirin Shqipëri-Kosovë

Të kalosh në pikën kufitare Kosovë-Shqip;ri, do të duhet të përballesh me orë të gjata pritjeje. Testi PCR, certifikata  e vaksinimit janë të detyrueshme. Radhët janë kilometrike dhe në këtë fundjavë, fluksi është shtuar ndjeshëm. Shumë shqiptarë të Kosovës po kthehen nga pushimet verore që kaluan në bregdet. Edhe pse në doganën e Kosovës janë vendosur tre pika kontrolli sërish radhët nuk janë shmangur. Masat në Kosovë kanë nisur të zbatohen në datë 31 Gusht dhe do të zgjasin deri më 31 shtator.

Sipas rregullave që hyjnë në fuqi më datë 30 gusht çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të ketë një nga dëshmitë e mëposhtme:

  • Certifikatë vaksinimi për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
  • Test RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
  • Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
  • Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

LEXO EDHE:

Back to top button