Rikthehen në qarkullim transportuesit privatë

Rikthehen në qarkullim transportuesit privatë

Gazetare: Melihate Rustemi

Rikthimi i transportuesve privatë në qarkullim thuajse ka zhdukur rrëmujën e ditëve të kaluara. Qytetarët thonë se për dallim nga golgota disamujore sot, në punë, në shkollë dhe gjatë kryerjes së aktivitete të përditshme kanë mbërritur në kohë.

“Të ju them të drejtën ka ndryshim, është më mirë nuk është siç ishte. Shumë kemi pritur, ndoshta rreth një orë, unë që shkoj punë. Sot është më mirë, jam e kënaqur”, tha një qytetare.

“Po vërehet, më nuk do të krijohet rrëmujë, do të jetë më mirë, nuk ka shumë njerëz, atje ku je nisur do të mbërrish me kohë. Në mëngjes ka shumë njerëz, nuk mund futemi në autobusët 50 dhe 57”, u shpreh një qytetare.

“Shumë vështirë ishte, posaçërisht për 19 dhe 20. Tani jemi shumë më rehat, janë të rregullt”, deklaroi një qytetar.

Qytetarët kërkojnë që disa linja të caktuara të transportit publik të jenë më të rregullta.

“Akoma nuk I kam shfrytëzuar këto autobusë ose linja. Të shohim si do të jetë më tutje. Do e tregoj koha” – qytetare.

“Në mëngjes kam pritur gjysmë ore autobusin me numër 57, a duhet të vij në 13 ose 14 minuta. Nuk e ndjemë që janë rikthyer transportuesit privatë”. – qytetare.

Transportuesit privatë shpresojnë që pas rikthimit në qarkullim të kompensojnë të gjitha humbjet.

“Mirë është, njerëzit janë të kënaqur, A mendoni se do ta kompensoni humbjen materiale të këtyre muajve? Besoj që po. Janë të kënaqur udhëtarët, nuk ka pritje”, u shpreh një shofer.

Marrëveshja për angazhimin e transportuesve privatë u firmos këtë javë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, me çka autobusët privatë pas rreth 8 muajsh u kthyen në rrugët e kryeqytetit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button