Rikthehen protestat e opozitës

Rikthehen protestat e opozitës

Pasdite rikthehen protestat kundër propozimit francez, ndërsa organizatorët i bënë thirrje qytetarëve që të valojnë flamuj nëpër shtëpitë e tyre. Marshi protestues do të fillojë në orën 19 përpara Qeverisë, për të vazhduar drejt Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ndalesa e fundit është Kuvendi. Organizatorët apeluan për protestë të qetë. Përfaqësuesi i VMRO-së Kovaçki, tha se presionet nuk do të pengojnë protestën. VMRO-DPMNE-ja i bëri thirrje pushtetit që ta dëgjojë zërin e popullit dhe të mos pranojë propozimin francez.

“Pushteti duhet ta dëgjojë fuqinë e argumenteve, të ndalojë dhunimin e demokracisë në shtet dhe të ndërpresë polarizimin e situatës, për të cilën është në mënyrë direkte përgjegjëse. VMRO-DPMNE-ja mbetet fuqishëm në pozicionet e saj, ndryshimi i Kushtetutës nuk vjen parasysh. Maqedonia është në këmbë. E Bashkuar. Vazhdojmë me protestat në orën 19 përpara Qeverisë”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button