Rikthehet Havertz, kështu ndryshon skema e Chelseat ndaj Rennes

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, po shpreson që Kai Havertz të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Rennes e cila zhcillohet të Martën.

Blerja e re e “Bluve” të Londrës ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Chleseat për shkak se rezultoi pozitiv me Covid-19 në fillim të këtij muaji dhe po ashtu mungoi edhe në ndeshjen me Gjermaninë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lampard ka besim se Havertz do të jetë i gatshëm të luajë nga minuta e parë ndaj Rennes ose së paku një pjesë të kësaj ndeshje ku me një fitore edhe do ta siguronte kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Nëse reprezentuesi gjerman luan nga fillimi, atëherë kjo do të ishte skema e përdorur nga Frank Lampard:

Chelsea (4-3-3): Mendy, Chilëell – Silva – Zouma – James, Jorginho – Mount – Kovacic, Havertz – Odoi – Abraham

LEXO EDHE:

Back to top button