KRRE-ja shpalosi çmimet për këtë javë, Euros-Super 95 ulet për gjysmë denari

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim me të cilin çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel siç ka qenë i përcaktuar me vendimin e datës 16.11.2020.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Ambisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,099 denarë/kilgram dhe tani do të jetë 27,481 denarë/kilogram.

Me vendimin e sotshëm kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,15 % në raport me vendimin e datës 16.11.2020.

Nga data 24.11.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 do të shitët për 59,50 (denarë/litër)

Benzinë për motorë EUROSUPER BS -98 do të shitët për 61,50 (denarë/litër)

Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) do të shitët për 51,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitët për 51,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitët për 27,481 (denarë/kilogram)

LEXO EDHE:

Back to top button