Ronaldo synon të qëndrojë edhe një vit te Juventusi

Ardhja e trajneri Andrea Pirlo në krye të Juventusit raportohet se e ka bindur Cristiano Ronaldon që të jap edhe më shumë për Juventusin si dhe portugezi po synon të vazhdojë qëndrimin e tij te “Zonja e Vjetër” deri në verën e vitit 2022, përcjell KosovaPress.

“TuttoSport” shkruan se Pirlo ka lënë përshtypje të mirë te ylli portugez që nga dita e arë kur erdhi në “Allianz Arena” dhe ai dëshiron që ta ndihmojë ish- mesfushorin e Italisë që të fitojë ne vitin e tij të parë si trajner.

Ronaldo po kalon nëpër një formë shumë të mirë në këtë edicion ku ka realizuar tetë gola në pesë ndeshje dhe është i bindur që ta vazhdojë kontratën me Juventusin derin në muajin Qershor të vitit 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button