Rikthehet Zoran Stavrevski, Mickoski i jep pozitë të re në VMRO-DPMNE

Ile Petrevski

Ish-ministri i Financave Zoran Stavrevski gjendet para postit të ri partiak. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski formon organin e ri partiak që do të ketë për obligim të monitorojë realizimin e më shumë se 15 mijë projekteve nëpër komuna. Zoran Stavrevski dhe ish-ambasadori në Kinë, nga radhët e VMRO–DPMNE-së Oliver Shambevski, do të kenë për detyrë ti monitorojnë aktivitetet e projekteve të premtuara nga kryetarët e partisë së tyre. Mickoski do ta drejtojë këtë organ të ri.

“Duke pasur parasysh se kanë përvojë në pushtetin ekzekutiv, duke pasur parasysh se kishin profesionalizëm, roli i tyre do të jetë profesional e jo politik, do të jenë këtu që t’i ndihmojnë kryetarët e ri të komunave, nëse kjo ndihmë do të nevojitet”, tha Hristian Mickoski- kryetar i VMRO DPMNE-së.

Sipas informatave, Stavrevski nuk ka ambicie të jetë pjesë e politikave të larta, por vetëm dëshiron të ndihmojë në menaxhimin e pjesës financiare të projekteve lokale. Bëhet fjalë për ndërtimin dhe rikonstruktimin e rreth 100 çerdheve, 150 shkollave, ndërtimin e 150 parqeve, 90 sallave të sportit si dhe investime në kulturë, gazifikim dhe projekte të tjera. Kundër Stavrevskit në tetor të vitit 2018, PSP-ja e shuar hapi lëndë parahetimi me emrin “Dhurata” për ndërtimin e gazsjellësit kombëtar me një kompani ruse. Kurrë nuk u ngrit aktakuzë. Stavrevski ishte një nga ish ministrat e Qeverisë së Gruevskit të cilët ishin më së shumti të përfshirë në telefonatat e përgjuara që i publikonte LSDM-ja. Replika më e njohur ishte ajo kur Stavrevski i thoshte ish ministres së brendshme Gordana Jankullovska: “Ne jemi të çmendur, shpenzojmë për çokollata ndërsa nuk kemi bukë”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button