RMV-ja do të marrë hua përmes tre euro-obligacioneve të reja

" "

Vitin e ardhshëm, vendi do të marrë hua duke lëshuar tre lloje të reja obligacionesh. Për të realizuar një numër më të madh të investimeve kapitale do të emetohen bono të gjelbra, zhvillimore dhe projektuese, tha ministri i Financave Fatmir Besimi. Me emetimin e një obligacioni projektues do të ndërtohet Korridori-8, dhe me obligacionin e gjelbër do të investohet në projekte në burimet e rinovueshme të energjisë. Besimi nuk bën me dije se sa para planifikohet të merren nga emetimi i këtyre obligacioneve, dhe me çfarë kamate do të paguhen.

Do të ketë financim me emetim të obligacioneve për zhvillim, përveç euroobligacioneve, që janë për mbështetje direkte të buxhetit. Fokusi dhe risia kryesore do të jetë emetimi i obligacioneve zhvillimore, jeshile dhe atyre në drejtim të zbatimit të projekteve, si dhe për të tërhequr kursimet në kesh, që janë në ekonominë tonë, do të përdoret një obligacion i ri i indeksuar me inflacion. Projeksionet nuk bëhen sa do të ishin në shumë për sot, ajo do të shihet në buxhet”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Krahas emetimit të obligacioneve, reforma tatimore do të miratohet në gjysmën e parë të vitit 2022. Besimi siguron se përkundër propozimit të taksës ekologjike prej 3,5 denarë për derivatet që është në procedurë parlamentare, nuk do të ketë taksa të reja që do të vlejnë për qytetarët dhe kompanitë. Reforma tatimore do të nënkuptojë një ndryshim të mundshëm të taksave ekzistuese, por ato ende janë duke u përcaktuar nga qeveria dhe palët e prekura.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button