Roberto Mançini, me 3 emra të rinj nis eliminatoret për “EURO 2024”

Roberto Mançini, trajneri i kombëtares italiane, ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2024”, kundër Anglisë dhe Maltës më 23 dhe 26 shkurt. Vihet re thirrja për herë të parë në kombëtare e portierit të Leçes, Falkone, mbrojtësit të Torinos, Alesandor Bounxhiorna dhe sulmuesin e Club Atletico Tigre, Mateo Retegui.

Lista e plotë e skuadrës përfshin gjithashtu emra të njohur si Donarumma i PSZH-së, Bonuçi i Juventusit dhe Zhorzhinjo i Arsenalit, si dhe emra të rinj premtues si Gnoto dhe Simone Pafundi. Mesfusha krenohet me një zgjedhje të gjërë, duke përfshirë Nikolo Barella dhe Veratin, ndërsa në sulm, Italia do të jetë në gjendje të llogarisë Kiesa-s dhe Berardi-t.

LISTA E PLOTË:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Ëladimiro Falcone (Lecce), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio);

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Alessandro Buongiorno (Torino), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Alessio Romagnoli (Lazio), Giorgio Scalvini (Atali), Leonardo Spinazzola (Romë), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesfushorët: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Sassuolo), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Monza), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint Germain);

Sulmuesit: Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Chiesa (Juventus), Ëilfried Gnonto (Leeds United), Vincenzo Grifo (Fribourg), Simone Pafundi (Udinese), Matteo Politano (Napoli), Mateo Retegui (Club Atletico Tigre), Gianluca Scamacca (Ëest Ham United). /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button