Roma dhe Betis bëjnë detyrat, Bardhi me Trabzonsporin mund Crvena Zvezdën

Skuadra e Romës hodhi pas krahëve humbjen ndaj Ludogoretsit në ndeshjen e parë në grup dhe mori fitoren e parë në Liga Europ, pikërisht në “Olimpico” përballë finlandezëve të HJK Helsinkit. Mourinjo i dha mundësinë e debutimin nga minuta e parë, sulmuesit italian Andrea Belotti, i cili bëri mjaft mirë punën e tij, pasi që në minutën e 15’ i iku mbrojtësit Tenho, i cili e ndali me faull dhe u ndëshkua me karton të kuq. Më pas gjithçka foli për skuadrën e drejtuar nga Hoze Mourinjo, që në pjesën e parë hasi në një pengesë të madhe, siç ishte portieri i finlandezëve. Me fillimin e pjesës së dytë, Mourinjo hodhi në fushë Dibalën, i cili zhbllokoi sfidën pas vetëm dy minutash, ndërsa në të 49-n ishte Lorenco Pellegrini që dyfishoi shifrat. Në të 68-n shënoi emrin në listën e golashënuesve edhe Andrea Belotti, ndërsa paraqitje mjaft të mirë bëri Zaniolo, që asitoi në dy nga tre golat e verdhekuqve këtë mbrëmje.

Po në grupin e Romës, Betis mposhti 3-2 bullgarët e Ludogorets dhe u ngjit në krye me 6 pikë të plota, ndërsa protagonist ishte 41-vjeçari Hoakin, që shënoi emrin në listën e golashënuesve, duke treguar se mosha është thjesht një numër për të.

 

Në Ligën e Konferencës sfida më e rëndësishme ishte ajo mes Bashaksehir dhe Fiorentinës, që u fitua me rezultatin 3-0 nga turqit, ndërsa italianët treguan se këtë sezon janë një skuadër e brishtë, që nuk po arrin të bëjë dot rezultat.

Fitore me vuajtje morën edhe anglezët e Uest Ham, në transfertën ndaj Silkeborgut, ndërsa Nica mori një pikë ndaj Partizanit të Beogradit në Serbi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button