Roma forcon mesfushën, Uajndalldum zbarkon në kryeqendrën e Italisë

Paulo Dibala, dit më parë firmosi për skuadrën e Romës, e cila nuk do të ndalet me kaq dhe do të firmos me një tjetër emër të madh këtë verë. Xheorxhino Uajnalldum është afër një marrëveshjeje me skuadrën italiane. Duke qenë prej kohësh jashtë planeve të PSZH-së, mesfushori holandez pritet të vazhdojë karrierën në Itali.

Hoze Mourinjo po përgatit një skuadër të fortë në përpjekje për të arritur majat e Serisë A. Portugezi do të ketë një skuadër solide për të konkurruar me më të mirët në “Seria A” në sezonin e ardhshëm.

Në mesin e fushës Uajnaldum do të ketë konkurrencë në Nemanja Mati¬ç, i cili u transferua në Romë këtë verë, si agjent i lirë.

LEXO EDHE:

Back to top button