Roma hyn fuqishëm në garën për firmën e Fratesit

Davide Fratesi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi largimi nga Sasuolo është i sigurt. Mesfushori italian ka bërë të qartë vet se do të bëj hapin e madh në karrierë, por nuk do të largohet nga Serie A përkundër ofertave që kishte.

Roma është futur së fundmi fuqishëm sërish në garë për mesfushorin italian, edhe pse ishte tërhequr fillimisht. “Giallorosët” kanë 30 për qind të kartonit të lojtarit dhe kjo mund t’i ndihmojë atë. Së fundmi drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka pasur takim me homologun e tij te Sassuolo me skuadrën zigjelbër që ka blerë dy talentë nga Roma, Kristian Volpaton dhe Missorin për 10 milionë euro.

Mediat italiane kanë raportuar se palët kanë biseduar edhe për Davide Frattesin dhe së shpejti mund të arrihet një marrëveshje. “Giallorosët” kanë pasur patjetër të gjenerojnë 30 milionë euro deri në fund të qershorit dhe e kanë arritur këtë shumë falë shitjeve si Tahirovic, Volpato, Kluivert e Missori.

Tani skuadra kryeqytetase pritet të blej dhe Frattesi është kërkesa e parë e Jose Mourinhos për mesfushën

LEXO EDHE:

Back to top button