Roma me dedikim special për finalen e siguruar në Ligën Evropa

Një vit pas triumfit në Ligën e Konferencës, AS Roma siguron një tjetër finale, këtë herë të Liga Europa, ku do të diskutojë trofeun me Sevilja-n në Budapest.

“Verdhekuqtë” mbajtën një barazim pa gola mbrëmjen e të enjtes në “Bay Arena” ndaj Leverkuzenit dhe u kualifikuan falë suksesit 1-0 në sfidën e një jave më parë.

Menjëherë pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes nisi festa “verdhekuqe”, me futbollistët e Romës që nuk harruan as Marash Kumbullën, mbrojtësin shqiptar që mungonte për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Mourinjo i bëri një telefonatë nga Gjermania, për t’i dedikuar kalimin në finale, ndërsa futbollistët hapën një bluzë të tij, në foton e shkrepur gjatë festës.

LEXO EDHE:

Back to top button