Roma shkarkon zyrtarin që ngatërroi rregulloren

Skuadra e Romës nga sot ka një menaxher të ri skuadre. Valerio Kardini do të jetë përgjegjësi i skuadrës vërdhekuqe, pasi klubi ka vendosur që të largojë atë që mbante këtë pozicion më parë, i cili bëri që me romanistët të tallet e gjithë bota. Xhanluka Gombar ishte menaxheri i skuadrës deri më sot, i shkarkuar pa shumë ceremoni nga verdhekuqtë, pasi gafa e tij e djeshme në Kupën e Italisë ka bërë xhiron e botës. Gomban bëri zëvendimsin e 6 në një ndeshje zyrtare, diçka e papranueshme në rregulloret ekzistuese, pasi e kishte interpretuar gabim një udhëzim të Federatës Italiane që i referohej periudhës së 3 zëvendësimeve, para pandemisë. Edhe lojtarët në fushë në ato momente ia kujtuan një gjë të tillë, por gabimi ishte bërë tashmë.

Tifozët në kor kërkuan largimin e tij dhe klubi ia plotësoi dëshirën, duke i dhënë duart një personazhi që e kishte nisur keq që në ditët e tij të para në vitin 2017. Asokohe, në një turne në SHBA, skuadra mbeti dy here për disa orë e bllokuar në aeroport dhe lojtarët në rrjetet sociale kërkuan kthimin e menaxherit të vjetër. Gabim që Roma e kuptoi me shumë vonesë…

LEXO EDHE:

Back to top button