Ronaldo: Skudeto? Nuk jemi dorëzuar…

Kristiano Ronaldo, pas fitores së Superkupës së Italisë kundër Napolit potencoi se “Zonja e Vjetër” nuk është dorëzuar nga gara për titullin kampion. Me këtë rast portugezi realizoi golin e 760.

 

“Ishte një ndeshje e vështirë në një fushë që nuk ishte më e mira. Ne fituam një kupë të rëndësishme edhe për besimin. Duhet të kishim një qëndrim tjetër nga ai kundër Interit, një ndeshje në të cilën nuk dolëm mirë”.

A mund të synoni për Skudeto?

Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ne ende mund të fitojmë Skudeton. Do të jetë një garë e gjatë, por është e mundur,” tha portugezi për “Rai Sport”.

LEXO EDHE:

Back to top button