Kasanova dërgon yjet e Realit jashtë Kupës së Spanjës

Alkojano, skuara e Ligës së tretë në Spanjë ka përgatitur befasinë më të madhe në Kupën e Spanjës, duke eliminuar skuadrën e favorizuar të Real Madridit. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim 1-1, ndërsa në kohën shtesë vendasit shënuan edhe një gol, me të cilin eliminuan “mbretërit” nga Kopa del Rej. Militao hapi rezultatin në fund të pjesës së parë, para se Solbies të barazojë shifrat në minutën e 80-të. Ndërkohë golin vendimtar e shënoi Kasanova në minutën e 116-të.

Zinedin Zidan pushoi për këtë ndeshje disa lojtarë kyç, mirëpo edhe inkuadrimi i Karim Benzemas dhe Eden Hazard nuk ndikuan në rezultatin e përgjitshëm. Edhe pse për më shumë se 10 minuta skuadra e Alkojanos luajti pa një lojtar pasi Lopez mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja, në fund arritën që të fitojnë sfidën.

LEXO EDHE:

Back to top button