Këngëtarja Enca Haxhia po rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një pushimi të gjatë për shkak të ndërhyrjes në këmbë. Ajo kreu një operacion të vështirë që i kushtoi një regjim shtrati, megjithatë kjo periudhë në shtëpi ka qenë tepër produktive për Encën.
Këngëtarja ka punuar për shumë projekte të tjera, dy prej të cilave i ka totalisht gati. Ajo i ka ndarë më herët dy këngët e saj në Instagram, duke zbuluar titujt dhe një pjesë të secilës prej tyre.
Kënga e parë titullohet “Zemër”, ndërsa kënga e dytë e Encës titullohet “Ndoshta”. Në fakt, kjo e dyta është gati për publikim, siç ka paralajmëruar në InstaStory.
“E para për 2021. ‘Ndoshta’ po vjen së shpejti”- shkruan Enca.
Në fakt, ajo na kishte premtuar hite të zjarrta dhe e ka mbajtur fjalën e saj! Enca nuk ka ndarë ende asnjë detaj më tepër lidhur me datën e publikimit, megjithatë mbetet të presim!








