“Zonja e Vjetër” merr Superkupën, Ronaldo vendos rekord

Skuadra e Juventusit ka arritur që ta mposhtë Napolin me rezultat minimal 2-0, falë golave të shënuara nga Kristiano Ronaldo dhe Alvaro Morato. Pjesa e parë u mbyll 0-0 me të dyja skuadrat duke kërkuar golin dhe ishte një pjesë e barabartë. Në pjesën e dytë, Ronaldo në minutën e 64’ shënoi golin e parë në këtë përballje, ndërsa në anën tjetër, Lorenzo Insinje humbi penalltinë në minutën e 80-të. Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje e vendosi Alvaro Morata duke shënuar në minutën e 90-të.Ky është trofeu i parë për Andrea Pirlon si trajner, ndërsa i nënti i Super Kupës së Italisë për Juventusin.

 

 

Përmes golit të shënuar, edhe zyrtarisht Kristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në historikun e futbollit, me 760 gola të shënuar. Me rofeun e arkëtuar, tani portugezi numëron 31 tituj në karrierën e tij. Kujtojmë se më parë rekordin e golave ishte në pronë të Josef Bican me 759 gola të shënuar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button