Kam ardhur në Londër 15 vjeçe, Dua Lipa nuk mund ta imagjinojë vëllaun e saj tek e bën të njëjtën gjë tani

E ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, këngëtarja shqiptare Dua Lipa është rrëfyer si kurrë më parë për gjithçka nga jeta e saj, duke dhënë detaje që nuk i dinim më herët. Rrëfimi i Dua Lipës nisi që në kohën e fëmijërisë së saj, kur jetonte ende në Kosovë dhe i kërkoi prindërve të shpërngulej në Londër për të ndjekur pasionin e saj, muzikën.

Ajo ishte vetëm 15 vjeç ku u nis e vetme për në Londër dhe tregon se s’mund ta imagjinojë tashmë vëllain e saj 15-vjeçar të bëjë të njëjtën gjë si ajo dikur.

“Epo mirë, unë shikoj tani vëllain tim dhe mendoj se është çmenduri sepse nuk mund ta imagjinoj atë duke e bërë këtë, por nuk e di, unë gjithmonë isha e vetëdijshme dhe e dija çfarë doja të bëja në muzikë dhe sa isha duke jetuar në Kosovë, nuk e ndjeja se kisha të njëjtat mundësi dhe më duhej të isha në Londër, ku çdo gjë po ndodhte dhe ishte sikur po bëja gjënë duhur, tani kur e mendoj prapa, unë nuk e di se si i binda prindërit e mi”- ka treguar Dua.

Dua tregoi se asokohe ndante qiranë në Londër me një vajzë e cila ishte studente. Mirëpo, dy vajzat nuk e ruajnë më sot shoqërinë e tyre.

” Isha duke jetuar me një vajzë tjetër nga Kosova, e cila po bënte master në Londër, kështu që e ndanim shtëpinë së bashku. Nuk jam në kontakt me të, sepse nuk ishte shumë e mirë me mua për të qenë e sinqertë. Ajo shkonte dhe i bënte fotografi dhomës time e cila ishte rrëmujë dhe ia dërgonte mamasë time”, ka thënë Dua.

LEXO EDHE:

Back to top button