Ron Broja nga Partizani te Drita në Kosovë

Skuadra e Dritës ka prezantuar transferimin më të ri. Bëhet fjalë për ish-anëtarin e Partizani Tirana, Rron Broja i cili që nga sezoni 2021/22 do të jetë pjesë e nënkampionit të Kosovës, Dritës.

Broja ishte pjesë e Trepçës 89′ në Superligë, FC Shkupit në Maqedoninë e Veriut dhe Partizanit në Shqipëri. Broja u prit nga drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ku dhe është prezantuar si lojtar i ri i “Intelektualëve”.

25 vjeçari kë nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Dritën dhe do ta bartë numrin katër në fanellë.

LEXO EDHE:

Back to top button