Izraeli regjistron 3.818 raste të reja me koronavirus

Izraeli regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me koronavirus në pesë muajt e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.818 raste pozitive me COVID-19.

Si pasojë e COVID-19, humbën jetën 15 persona dhe 221 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Përshpejtimi i pandemisë ka shkaktuar shqetësim në vend. Kabineti izraelit do të takohet sot për të diskutuar masat që duhen marrë në luftën kundër pandemisë.

Lajmet në mediat vendase thonë se 90 për qind e rasteve të reja në Izrael janë shkaktuar nga varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi.

Në Izrael, i cili ka arritur të kontrollojë pandeminë falë vaksinimit në muajt e fundit, tërheq vëmendjen ditët e fundit rritja e shpejtë e rasteve të COVID-19 për shkak të variantit Delta.

Numri i rasteve ditore, i cili ra nën 20 në fillim të qershorit, që nga sot i është afruar kufirit rreth 4.000.

Gjithashtu numri i rasteve aktive, i cili ra në 186 më 9 qershor, u rrit në 22.345 me një rritje në ditët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button