Ronaldo dhe Georgina Rodriguez ndajnë fotografi të mrekullueshme nga pushimet
Cristiano Ronaldo dhe partnerja Georgina Rodriguez dukeshin më të dashuruar se kurrë, gjatë një arratisjeje familjare luksoze në Arabinë Saudite.

Futbollisti, 39 vjeç, doli pa këmishë dhe tregoi fizikun e tij tepër të tonifikuar me një palë pantallona të shkurta noti, teksa rrezatonte për fotografitë ‘e nxehta’ me partneren e veshur me bikini, Georgina, 30 vjeçe.
Çifti, të cilët kanë qenë me pushime me fëmijët e tyre që kur Portugalia u rrëzua nga Euro, nuk mund të përmbajë buzëqeshjen e tyre ndërsa u bënë bashkë për një fotografi teksa freskoheshin në oqean, shkruan DailyMail.