Ronaldo drejt Napolit, Manchester United bën ofertën e parezistueshme

Ronaldo drejt Napolit, Manchester United bën ofertën e parezistueshme

Cristiano Ronaldo drejt Napolit. Kështu raporton e përditshmja torineze “Tuttosport”, që zbulon se Manchester United u ka bërë napolitanëve një propozim shumë joshës dhe tani i takon yllit portugez të thotë fjalën e fundit.

“Djajtë e kuq” kanë kërkuar blerjen e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, për të cilin janë gati të paguajnë 100 milionë euro dhe të japin në huazim Cristiano Ronaldon për një sezon, duke marrë përsipër të paguajnë edhe një pjesë të mirë të pagës së portugezit.

Propozimi ka gjetur miratimin e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili aktualisht është duke diskutuar edhe me menaxherin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, për të kompletuar transferimin në ditët e fundit të merkatos.

Ylli portugez është i pakënaqur në “Old Trafford”, pasi nuk shihet si titullar nga trajneri Ten Haag dhe për më tepër, dëshiron të luajë në një skuadër që garon në grupet e Champions League, diçka që Manchester United nuk ia ofron dot këtë sezon.

Nëse marrëveshja do të realizohet me sukses, atëherë anglezët do të kompletojnë sulmin me 24-vjeçarin Osimhen dhe do të heqin dorë nga braziliani Antony, i Ajaxit, por në të njëjtën kohë do të “heqin qafe” edhe Cristiano Ronaldon, që është shndërruar në një barrë të rëndë në dhomat e zhveshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button