Ronaldo i pasur, por një tjetër “sportist” gjeneron më shumë para

Kristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë. Futbollisti portugez fiton 200 milionë dollarë në vit (rreth 188 milionë euro) falë kontratës së tij 3-vjeçare të nënshkruar së fundmi me Al-Nassr të Ligës së Arabisë Saudite.

Megjithatë, nuk është ai që gjeneron më shumë para në lidhje me angazhimin kohor që i kushton disiplinës së tij sportive. Duke i ndarë të ardhurat e CR7 për minutë, portugezi fiton rreth 3. 760 euro çdo 60 sekonda, një shifër kjo e tejkaluar kryesisht nga fituesi i Kupës Saudite, gara e kuajve që shpërndan më shumë para në mbarë botën.

Të shtunën e kaluar u zhvillua edicioni i katërt i Kupës së Arabisë Saudite, ku fitoi kali japonez “Phantalassa” i drejtuar nga Lord Kanaloa. Kalorësi dominoi garën nga fillimi në fund dhe iu dha një çek prej 9.5 milionë euro. Gara me kuaj zgjati vetëm dy minuta, që do të thotë se fituesi gjeneroi 4.686.250 euro në minutë. Një shifër thjesht e paarritshme për çdo sport tjetër për sa i përket parave të marra në raport me kohën që zgjat gara. /Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button