Ronaldo ka nevojë për dy vite “të forta” për të arritur rekordin e Mesit

Lionel Mesi shënoi dy gola dhe një asistim në fitoren 5-0 ndaj Klermontit, me çka ka kaluar shifrën e 1.000 golave në karrierën e tij, vetëm në ndeshjet e klubeve. Tani ka kontribuar në 1002 gola, ose më mirë 684 gola dhe 318 asistime. Të gjitha këto i arriti në 812 ndeshje, 776 në fanellën e Barcelonës dhe 36 në PSZH. Kjo është një arritje që askush nuk e ka nuhatur më parë, as Kristiano Ronaldo, i cili është shumë pas tij me 909 gola (692 gola dhe 217 asistime në 929 ndeshje).

Po të kemi parasysh se Ronaldo ka nisur në skuadrën e seniorëve të Sportingut pikërisht 21 vite më parë, para se të vinte në Man. Junajted, do të thotë se mesatarisht ka shënuar 43.2 gola në sezon, andaj për të arritur suksesin e Messit, do t’i duheshin dy sezone të forta.

Megjithatë, vitin e kaluar te Man. Junajtedi, regjistroi 18 gola dhe 6 asiste, kështu që është larg mesatares së karrierës. Mesi në muajin shkurt kaloi kufirin e 1000 golave nëse konsiderohen edhe për kombëtaren dhe tani sapo e ka konfirmuar me ngjyrat e klubit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button