Ronaldo në lojë, Juventusi fiton lehtësisht

Për Juventusin fitorja nuk është problem, sigurisht, kur në fushë është Cristiano Ronaldo. ‘Zonja e Vjetër’, me Ronaldon në fushë, ka mposhtur 3:0 Dynamo Kyiv, në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Federico Chiesa në minutën e 21’ i dha epërsinë 1:0 Juventusit, shkruan lajmi.net. Në minutën e 57’, Ronaldo u përkujdes të dyfishonte epërsinë në 2:0. Për portugezin, ky ishte goli i 750 në karrierë. Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes (3:0), shënoi Alvaro Morata, në minutën e 66’.

LEXO EDHE:

Back to top button