Ronaldo sjell meny të re, kolegëve të tij nuk iu pëlqen

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, portugezi Kristiano Ronaldo, i ka imponuar menunë kuzhinierit të Man. Junajted, por disa nga pjatat e tij nuk i kanë pëlqyer pjesës tjetër të ekipit.

Njëra prej tyre është “bacalhu”, një pjatë portugeze me vezë dhe merluc, gjithashtu edhe me oktapod.

“Atij do t’i pëlqejë dhe do të funksionojë shumë mirë në dietën që mban, por të tjerëve nuk iu shijon fare. Kristiano është shumë i fokusuar në gjërat e tij dhe kuzhinierët përpiqen ta ndihmojnë”, – tha një burim i klubit për “The Sun”.

Disa ditë më parë, kur Kristiano ri-debutoi me “Djajtë e Kuq”, portieri i tretë i skuadrës, Li Grant, zbuloi disa nga ndryshimet ushqyese që portugezi synon të futë te shokët e skuadrës, siç është largimi i ëmbëlsirës të premten mbrëma.

“Ne po hidhnim një vështrim në atë që ai kishte përpara dhe padyshim që është pjata më e pastër dhe më e shëndetshme që mund të imagjinoni”, saktësoi Grant.

LEXO EDHE:

Back to top button