Ronaldo: Unë flas kur dua, nuk më shpon as plumbi!

Në konferencë për shtyp. Kristiano Ronaldo ndoshta e ka bërë me qëllim. Ose më mirë, zyra e shtypit e kombëtares portugeze. Kur CR7 u ul në tavolinë, u gjend përballë vështrimeve të habitura të një grushti gazetarësh të pranishëm.

“Duhet gjetur gjithmonë koha e duhur”, tha ish-lojtari i Juventusit në përgjigje të një pyetjeje për intervistën tashmë të famshme dhënë Piers Morgan, në të cilën ai shfryu ndaj Man. Junajtedi dhe trajnerit Erik ten Hag.

 

“Është e lehtë për ju të shihni se si mund ta zgjedhim ndonjëherë edhe ne kur duhet të flasim. Ju shkruani të vërteta, ndonjëherë edhe gënjeshtra. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit. Unë flas kur dua. Të gjithë e dinë se kush jam dhe çfarë besoj,” tha mes tjerash Ronaldo.

 

Portugezi iu përgjigj atyre që e kishin cilësuar pritjen e Bruno Fernandes në kampin stërvitor të Portugalisë si “të ftohtë”.

 

 

“Mua nuk më shpon as plumbi, kam një xhaketë çeliku të veshur. Mos iu kërkoni shokëve të mi të flasin për mua. Ne po bënim shaka me Bruno Fernandes. Avioni i tij zbarkoi me vonesë dhe e pyeta nëse rastësisht kishte ardhur me varkë,” tha nw fund Ronaldo.

 

LEXO EDHE:

Back to top button