Ronaldo vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Kristiano Ronaldo shënoi gol në min e 82′ për ti dhënë një fitore të madhe “Djajve të Kuq” në “Old Traford” kundër skuadrës së Atalantës (3-2). Me këtë gol të shënuar CR7 ka vendosur një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve.

Portugezi u bë futbollisti që shënon më shumë gola kundër ekipeve të ndryshme në Ligën e Kampionëve. Portugezi 36-vjeçar, në karrierën e tij ka arritur të shënojë ndaj 38 skuadrave në Ligën e Kampionëve, si asnjë futbollistë tjetër. Përkundër moshës, Ronaldo po dëshmon se është ende në nivelin e tij më të mirë duke shënuar në pothuajse çdo ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button